Rreth Nesh

HomeRreth Nesh

Kush jemi ne?!

Ne jemi kompania e juaj e reklamave. Vendi ku do të gjeni çdo reklamë për biznesin apo kompaninë tuaj, me një shërbim koherent, korrekt dhe cilësor.

Vizioni ynë është që Luma Grafik të jetë kompania më e madhe e reklamave në vend dhe në Top 10 në rajon, duke u mbështetur në vlera kontribuese në shoqëri. PSE-ja jonë, arsyeja pse ne jemi këtu është të vendosim standarte të reja në botën e biznesit në qasjen ndaj stafit dhe ndaj klientit. Besojmë fuqishëm që një staf i lumtur bën një klient të lumtur, i cili është edhe synimi ynë kryesor.

Qëllimi ynë është që të jemi pjesë e rritjes dhe suksesit të çdo kompanie, duke nisur që nga ideja deri te implementimi i çdo elementi reklamues. Ne e dimë rëndësinë që ka reklama në zhvillimin dhe rritjen e një biznesi prandaj i japim rendësi të gjitha hallkave të zinxhirit të punës sonë, duke nisur që nga: Ideja - dizajni - përpunimi - instalimi - mirëmbajtja dhe garancioni.

Ne besojmë se suksesi në biznes nuk është produkt i një rastësie të çmendur apo një ëndrre të bukur, por frut i përkushtimit në një filozofi të ndërtuar me dashuri.

Kjo është filozofia jonë!

Departamentet dhe Organizimi
Luma Graphic
Shitja & Financat
Luma Graphic
Grafik Dizajn
DEPARTAMENTI Grafik Dizajn është një hallkat më të rëndësishmenë në punën tonë...Çdo punë e mirë nis nga një ide e mirë, me grafik dizajner te talentuar dhe profesionist. Departamenti grafik dizajn është nisma e çdo projekti reklamues që më pas përpunohet dhe finalizohet në departamentet e tjera.
Luma Graphic
3D Engineering
Departamenti 3D Engineering është shndërruar tashmë në një kompani me vete. E cila është e orientuar në realizimin e reklamave 3D - Light box - Totem -Bilboard - Konstruksione Metalike - Fasada alumini
Luma Graphic
Printim Digjital
DEPARTAMENTII PRINTIMIT DIGJITAL merret me printimin dhe montimin e formateve te medha (Brendime Automjetesh, Lokale, Zyra, Bilborde, Banera, Skena, Kanvas, Objekte etj.) dhe formatëve te vogla (Menu, Katalog, Broshura, Vizitkarta etj.)
Luma Graphic
Promo & Laser Cut
DEPARTAMENTI PROMO&LASER orientohet në personalizimin e materialeve promocionale (stilografë, shkrepëse, notebook etj.) me printim apo gravim. Gjithashtu personat pergjegjës të këtij departamenti krijojnë dhe realizojnë punime të ndryshme nga pleksiglasi, druri në 2D dhe 3D format.
Luma Graphic
Tekstil
DEPARTAMENTII TEXTILIT merret shypin dhe qëndisjen e uniformave të punës në drejtime të ndryshme (ndërtimtari, gastronomi, administratë, transport.
Garancioni dhe Mirëmbajtja

Garancioni dhe mirëmbajtja është hallka e fundit e zinxhirit të punës sonë por jo më pak e rëndësishmja. Siç ne e theksojmë në komunikim më klientin apo në kontratat që lidhim me të ne ofrojmë garanci dhe mirëmbajtje për të gjitha reklamat e instaluara në afat të caktuar kohor.

Teknologjia dhe Brendet

Zhvillimi i teknologjisë është një nga elementet më të rëndësishme në kompaninë tonë. Ne e dimë që një projekt i mirë vjen nga një teknologji e mirëzhvilluar. Prandaj kemi investuar dhe vazhdojmë të investojmë në teknologji nga brende të ndryshme botërore.

  • Logo
  • Logo
  • Logo
  • Logo
  • Logo
  • Logo
  • Logo
  • Logo
  • Logo
  • Logo
  • Logo
  • Logo
  • Logo
  • Logo
  • Logo
  • Logo
  • Logo
  • Logo
  • Logo
  • Logo
Light
Dark